Google ADS

Sulmi në pesë stacione trenash në Ukrainë, dyshohet për viktima

10:13 | 25 Prill 2022
A. B.

Kreu i Hekurudhave të Ukrainës ka raportuar këtë mëngjes se pesë stacione treni në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë vënë nën zjarr.

Alexander Kamyshin tha se raportohet për viktima, por nuk kishte detaje të menjëhershme.

Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore nga njëri-tjetri, me 16 trena pasagjerësh të vonuar si rezultat.

Kamyshin tha: “Pesë stacione hekurudhore u granatuan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena pasagjerësh u vonuan. Raportohet për viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”.

Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave janë vënë në shënjestër që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në fund të shkurtit.

Gjatë këtij muaji, të paktën 50 persona, përfshirë pesë fëmijë, u vranë pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme