Me rizgjedhjen e Emmanuel Macronit si president i Francës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pret përkrahje më të madhe në finalizimin e qëllimit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Fitorja e sotme e Emmanuel Macron dhe rizgjedhja e tij president i Francës ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës paqeruajtëse me SHBA-të dhe vazhdimësinë e pozicionimit të saj pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe”, shkroi Ahmeti në Facebook./arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...