Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, sot do ta vizitojë Kosovën.
Vizita e saj në Kosovë vie si rezultat i një turi të saj në Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti i Shtetit amerikan, më 25 prill, Donfried do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ku do ta falënderojë për strehimin e afganëve dhe ukrainasve.
Do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-të, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruar në njohjen reciproke, thuhet tutje në agjendë.
Ajo do ta fillojë vizitën në Kosovë më 25 prill, teksa do të qëndrojë deri më 29 prill në Ballkanin Perëndimor, duke vizituar Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Sipas agjendës, njëra nga temat që do të diskutojë me Serbinë do të jetë edhe dialogu me Kosovën.
Ndryshe, Ballkanin Perëndimor, gjatë javës së kaluar e vizituan edhe tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Thom Tilli dhe Jeanne Shaheen./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...