Autoritetet ruse kanë hapur një çështje penale kundër aktivisti të njohur të opozitës, Vladimir Kara-Murza Jr dhe e kanë lënë atë në paraburgim me pretendimin për përhapje të “informacionit të rremë” për forcat e armatosura të vendit.
Avokati i zotit Murza tha të premten se padia citon një fjalim të tij më 15 mars në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit amerikan të Arizonës. Mediat ruse njoftuan se akuza të ngjashme po ngriheshin kundër një drejtuesi të një firme të teknologjisë, ish-botues i faqes kryesore të pavarur ruse, Meduza.
Pak pasi trupat e saj filluan agresionin në Ukrainëm, Rusia miratoi një ligj që kriminalizon atë që ajo e quan përhapje të informacionit të rremë për ushtrinë e saj. Kjo vepër penale dënohet me burgim deri në 15 vjet. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë numëruar deri tani 32 raste që vënë në shënjestër kritikët e luftës./voa/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën