Google ADS

Grubi uron Macron-in: Presim përkrahje më të madhe në rrugëtimin drejt BE-së

22:11 | 24 Prill 2022
A. B.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veruit, Artan Grubi me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Francë, ka uruar Emmanuel Macron duke e përgëzuar për mandatin e dytë.

Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian, ka shkruar kështu Grubi në rrjetet sociale.

Mesazh urimi i Grubit për fitoren e Macron:

Populli i Francës vendosi që Emmanuel Macron t’ju prijë sërish proceseve të rëndësishme politike nga pozita e kryetarit të shtetit.

Përgëzoj mikun e vendit tonë presidentin Macron për fitoren, ndërsa Francën mike për procesin e zhvilluar demokratik zgjedhor.

Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme