Ukraina ka propozuar mbajtjen e një raundi të posaçëm të negociatave të paqes me Rusinë nën hijen e zhvillimeve në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, thotë një këshilltar i presidentit ukrainas.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oleksiy Arestovych sugjeroi se bisedimet mund të synojnë të vendosin një armëpushim dhe të përcaktojnë fatin e civilëve dhe luftëtarëve të bllokuar në qytetin port jugor.
Për javë të tëra, një grup i vogël mbrojtësish ukrainas të vendosur në fabrikën e çelikut të Mariupolit kanë penguar forcat ruse të marrin kontrollin e plotë të portit strategjik.
Ka gjithashtu raporte se civilë duke përfshirë fëmijë janë strehuar atje.
Ndërkohë, BBC, ka sjellë të rejat rreth zhvillimeve në Ukrainë duke bërë të ditur se Rusia ka vazhduar të bombardojë objektivat e saj në Ukrainë të dielën e Pashkëve Ortodokse – një datë e veçantë në kalendar për të dy kombet.
Gjithashtu, Azovstal – vendi i fundit i rezistencës së Ukrainës në Mariupol – është ende duke u bombarduar, sipas një anëtari të regjimentit Azov i cili është strehuar brenda fabrikës së madhe.
Gjithashtu, bëhet e ditur se përpjekjet për evakuim në Mariupol janë bllokuar sërish.
Një korridor i planifikuar humanitar u prish sepse trupat ruse refuzuan të ndalonin të shtënat, thotë zëvendëskryeministri i Ukrainës.
Veç këtyre, presidenti Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ai priste të takonte sot Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...