Osmani: Mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë euroatlantike

21:22 | 24 Prill 2022
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale.

Osmani përmes një postimi në ‘Twitter’ e përgëzoi presidentin Macron në rizgjedhjen e tij sonte.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, tha ndër të tjerash Osmani.

Përpos kësaj, presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike./arbresh.info/

&

lexo edhe:

Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme