Një shtetas doli para gjykatës se Tiranës për kundërshtim policie dhe plagosje të rënde të efektivit Zeqir Musai.
Ai u arrestua në datën 21 prill pasi në zonën e Yzberishtit i theu këmbën oficerit në detyrë.
Efektivi po kryente detyrën dhe i vendosi gjobë për parkim të gabuar shtetasit Ermal Mucolli.
I nevrikosur, siç duket në pamjet ekskluzive, ai del nga lokali, i kërkon llogari efektivit dhe mandej e shtyn dhe e godet.
Kamera e sigurisë të një biznesit tregojnë policin të shtrirë përtokë.
Pamjet mund t’i shihni duke klikuar KËTU.
Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori largohet për t’u arrestuar në ndjekje e sipër nga uniformat blu.Prokurori i çështjes këmbënguli në gjykatë se veprimet e qytetarit nga Kombinati janë të rënda dhe rrezikuan jetën e efektivit i cili përfundoi në spital me gjymtyrë të thyer./TCh
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...