Google ADS

Koreja e Veriut do të zhvillojë marrëdhëniet me Rusinë

18:43 | 24 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Koreja e Veriut premtoi se do të zhvillojë marrëdhëniet me Rusinë me rastin e tre vjetorit të samitit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Yonhap, në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut thuhet “Sot marrëdhëniet e Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe Rusisë vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen edhe përballë presionit të SHBA-së dhe forcave të lidhura me SHBA-në. Kjo marrëdhënie kontribuon për sigurimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe për vendosjen e rendit ndërkombëtar të formuar mbi drejtësinë dhe lirinë”.

“Sipas marrëveshjes së arritur në samitin historik, zhvillimi i marrëdhënieve në çdo fushë me Rusinë mike dhe fqinje është një element i pandryshueshëm i qeverisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u takuan më 25 prill 2019 në qytetin Vladivostok të Rusisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme