Të krishterët ortodoksë në Ukrainë filluan të festojnë Festën e Pashkëve nën hijen e luftës.
Teksa vazhdon lufta që Rusia filloi më 24 shkurt kundër Ukrainës, në katedralen Volodymyr në kryeqytetin Kiev është mbajtur meshë me rastin e Festës së Pashëve e cila sipas besimit të krishterë simbolizion “Ringjalljen e Hz. Isait” (Jezu Krishtit).
Ka tërhequr vëmendjen se pas një kohe të gjatë shumë banorë të Kievit me fëmijët e tyre kanë marrë pjesë në mesha. Ata kanë sjellë në kishë bukë të Pashkëve dhe vezë të lyera për t’u bekuar dhe pas lutjes uruan njëri-tjetrin.
Në festën që do vazhdojë të festohet për 3 ditë, banorët e Kievit do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre duke dalë më shpesh në rrugë.
– “Lutemi vazhdimisht për ushtarët dhe qytetarët që luftojnë”
Prifti Mihail, me detyrë në katedralen Volodymyr, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) vuri në dukje se festën po e festojnë në periudhë lufte dhe tha më tej se “Kjo festë na jep neve shpresën se ushtarët tanë që luftojnë kundër forcave ruse do ta mposhtin të keqen”.
“Ushtria e Ukrainës lufton për territorin e saj”, tha Mihail duke shtuar se “Ukrainasit, në historinë e tyre nuk kanë pushtuar territorin e askujt, gjithmonë kanë qenë të detyruar të mbrojnë territoret e tyre. Të mbrosh territorin është detyrë e shenjtë. Këtu bëhet fjalë për të drejtën tonë. Zoti ndihmon gjithmonë atë që ka të drejtë”.
Ai tha se luten vazhdimisht për ushtarët dhe qytetarët që luftojnë dh se duhet të dihet vlera e paqes dhe lirisë.
– “Lufta siguroi unitetin e popullit”
Komandanti i njësisë në ushtrinë e Ukrainës, Sergey duke bërë të ditur se ka ardhur në kishë me disa ushtarë. “Do t’u dërgojmë ushtarëve tanë të tjerë vezë dhe bukë të bekuar. Të gjithë janë të lumtur për këtë festë pavarësisht luftës”.
Sergey theksoi se lufta ka siguruar unitetin e popullit të Ukrainës. “Ne jemi bërë më të fuqishëm. Po vazhdojmë në rrugë të drejtë. Çdo gjë do të bëhet bukur”, tha ai.
– “Shpresoj që lufta të përfundojë sa më parë”
Elena, një nga banoret e Kievit, tha se përpiqet të mbajë moralin e saj të lartë gjatë festës. “Sot po përpiqemi të shërojmë situatën tonë shpirtërore. Por, është e vështirë të bëhet teksa shumica e të afërmeve tanë ndodhen në zona të rrezikshme të vendit”, tha Elena.
Ajo theksoi se përpiqen të mbështesin njëri-tjetrin dhe se shpresojnë që lufta të përfundojë sa më parë.
Edhe Yuliya, një nga banoret e Kievit, tha se vendi i saj po kalon një periudhë të “tmerrshme” dhe “plot dhimbje” dhe se sot në kishë në krahasim me vitet e kaluara kanë mundur të vijnë një numër më i vogël i qytetarëve.
Për shkak të sulmeve u detyruam të largoheshim nga kryeqyteti, tha Yuliya. “Këtë u detyruam ta bënim për fëmijën tonë. Fëmija ynë duhet të jetojë shumë vite. Në Kiev u kthyem pak kohë më parë. Na kishte marrë malli për shtëpinë tonë”, tha ajo.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek