“Aparati shtetëror duhet të jetë efikas në luftën kundër korrupsionit dhe veprave penale. Secili duhet të përgjigjet barabartë pa dallim se për cilin bëhet fjalë. Këto procedura duhet të jenë transparente dhe joselektive. Ekzistojnë disa masa që po ndërmerren dhe ne për shkak të ndërmarrjes së këtyre masave, posaçërisht në pjesën e politikës antikorrupsion, kemi shënuar rritje në nivel në luftën kundër korrupsionit”
Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme në Maqedonia e Veritu, Oliver Spasovski në intervistën e tij për TV 24.
Sipas tij, kjo është dëshmi se institucionet po ndërmarrin masa në pjesën e aktiviteteve antikorrupsion.
“Duhet të punojmë që të zvogëlohet hapësira, të ulet niveli i korrupsionit në insituticone, ndërsa më e rëndësishme është efikasitet te rastet”, u shpreh Spasovski.
Ai shtoi se raste korrupsioni ndodhi gjithkundi, kriminelë ndodhen gjithkund, por e rëndësishme është që shteti të ketë përgjgigje dhe secili që ka kryer vepër penale të del para drejtësisë.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2