Sot, po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Francës, dhe sipas publicistit, Musa Sabedini po ndjeken me interes të madh përshkak se zgjedhja e tyre ndikon direkt në politikat e ndryshme të Ballkanit Perëndimor, por edhe në ndikimet e shumta brenda Bashkimit Evropian që automatikisht mund ta dëmtojnë “progresin” që ka arritur Kosova.
“Padyshim që zgjedhjet në Francë janë të rëndësishme dhe po ndiqen me interesim edhe nga klasa apolitike në Kosovë, dhe shoqëria civile për faktin se zgjedhja e tyre ndikon direkt në politikat e ndryshme të Ballkanit Perëndimor, por edhe në ndikimet e shumta brenda Bashkimit Evropian që automatikisht mund ta dëmtojnë ‘progresin’ që ka arritur Kosova”, tha ai.
Sipas tij këto dilema do të viheshin në rrezik nëse do të fitonte Marine Le Pe, sepse është një kandidante ekstremiste e djathtë, dhe do të vihej në rrezik edhe politika e jashtme karshi Kosovës.
“Ndonëse çdo kandidat që do të fitojë pak a shumë e ndjek kursin e përafërt në raport me politikat e jashtme, por Le Pen është e njohur për qëndrimet e saja dhe afërsinë me Vlladimir Putin, andaj ajo shpreh një pasiguri totale për të ardhmen e BE-së”, tha Sabedini.
Sipas publicistit Sabedini, fitorja eventuale e Marine Le Pen thjesht mund ta vë në rrezik ecjen e Kosovës në proceset përpara dhe integrimin e saj brenda strukturave të Bashkimit Evropian.
“Fitorja eventuale e Marine Le Pen thjesht mund ta vë në rrezik ecjen e Kosovës në proceset përpara dhe integrimin e saj brenda strukturave të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Sabedini shton se Emmanuel Macron dhe fitorja e tij janë një siguri më shumë për projektet e BE-së dhe më shumë shansë për Kosovën, që të familjarizohet brenda ombrellës së Evropës dhe mekanizmave të saj.
“Emmanuel Macron dhe fitorja e tij janë një siguri më shumë për projektet e BE-së dhe më shumë shansë për Kosovën, që të familjarizohet brenda ombrellës së Evropës dhe mekanizmave të saj të sigurisë dhe gjeopolitikës ndërkombëtare”, tha publicisti Musa Sabedini.
Presidenti aktual dhe fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Francë, Emmanuel Macron, sot po përballet në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, në zgjedhjet për presidentin e Francës./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...