Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka folur në lidhje me ndikimin e zgjedhjes së presidentit të ri të Francës, në raport me BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në veçanti.
Ai u shpreh i prerë se zgjedhja e Makron-it e bënë vazhdimin e forcimit të BE-së si dhe bashkë me të edhe procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave dhe të përfshirjes së Kosovës në BE.
“Sigurisht që është prerje e qartë. Zgjedhja e Makron e bënë vazhdimin e forcimit të Bashkimit Evropian. Sigurisht që orientimi ynë është drejt BE-së dhe zgjedhja e Macronit vazhdon procesin edhe të integrimit edhe të liberalizimit të vizave edhe të përfshirjes së Kosovës në BE”, deklaroi Abazi për arbresh.info
Ndërkaq në rast të zgjedhjes së Le Pen për presidente të Francës Abazi thotë se një zgjedhje e tillë do të shkund në themel çështjen e BE-së.
“Zgjedhja e Le Pen e shkund në themel çështjen e BE dhe kjo është ndarje e qartë. Ajo do të vë në pikëpyetje të gjitha proceset që kanë të bëjnë me konsolidimin e bashkimit dhe zgjerimin e BE-së”, deklaroi Abazi për arbresh.info.
Presidenti aktual dhe fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Francë, Emmanuel Macron, sot po përballet në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, në zgjedhjet për presidentin e Francës./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...