Google ADS

Ukraina hyn në muajin e tretë të luftës me Rusinë

07:48 | 24 Prill 2022
Trina Galanxhi

Në vetëm tetë javë, Rusia e ka kthyer kohën pas, duke e detyruar Ukrainën të rijetojë tmerret më të këqija të shekullit të 20-të.

Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur dhe mijëra qytetarë të bllokuar, transmeton portal arbresh.info

Forcat ruse janë akuzuar për krime lufte, pasi bombarduan maternitetet , civilët e fshehur në teatër, stacionet urbane dhe gjithashtu pasi u zbuluan një sërë varrezash masive.

Megjithatë, Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh.

Por ndërsa forcat ruse rigrupohen në lindje, a mund t’ia dalë Ukraina?

A munden fuqitë perëndimore të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe të qëndrojnë të bashkuara rreth qëllimeve të përbashkëta të luftës?

Apo koha, lodhja dhe pakësimi i rezervave të municioneve do ta bëjnë dëmin e tyre?

Lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në muajin e tretë dhe nuk dihet sa do të zgjashë, ndërsa frika për luftë të zgjeruar po rritet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme