Francezët votojnë sot, garë e ngushtë mes Macron dhe Le Pen

07:23 | 24 Prill 2022
Trina Galanxhi

Francezët do t’i drejtohet sot kutive të votimit për të zgjedhur Presidentin e tyre të ri.

Presidenti francez Emmanuel Macron është i favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale në balotazh, megjithatë epërsia e tij ndaj rivales së ekstremit të djathtë Marine Le Pen varet nga një pasiguri e madhe, varet nga votuesit që mund të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, transmeton portal arbresh.info

Një fitore e Macron në këtë votim – që mund të ketë pasoja të gjera për drejtimin e ardhshëm të Europës dhe përpjekjet perëndimore për të ndalur luftën në Ukrainë – do ta bënte atë Presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Të gjitha sondazhet e fundit tregojnë se Emmanuel Macron është drejt fitores, megjithatë diferenca mes tij dhe Marine Le Pen është nga 6 në 15 pikë përqindjeje, në varësi të sondazhit.

Sondazhet parashikojnë gjithashtu një numër ndoshta rekord të lartë të njerëzve që ose do të hedhin një votë të pavlefshme ose nuk do të votojnë fare.

Gjatë fushatës, Marine Le Pen, është përpjekur që të fitojë zemrën e votuesve të pavendosur, megjithatë marrëdhenit e saj me Rusinë dhe debatet mbi shaminë në Francë, nuk i kanë dhënë asaj pikë.

Ndërkohë, Presidenti aktual, Emmanuel Macron është zotuar që të vazhdojë punën e tij për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe të ndryshojë ekonominë franceze./arbresh.info/

Të ngjashme