Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të vizitojë Turqinë përpara se të shkojë në Moskë dhe Kiev.
Sipas një deklarate të OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë kryeqytetin Ankara të hënën, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Më pas ai do të shkojë në Moskë të martën, ku do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një “drekë pune” me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
Ndalesa e tij e fundit është Kievi, ku do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.
Turqia vazhdon të shërbejë si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë luftës dhe ka pritur bisedimet e paqes midis dy palëve.
Por vendimi i OKB-së për të vizituar Rusinë përpara Ukrainës është kritikuar nga Zelensky.
“Lufta është në Ukrainë, nuk ka trupa në rrugët e Moskës. Do të ishte logjike të vizitohej së pari Ukraina, që të shikonit pasojat e pushtimit dhe më pas të shkoni në Moskë për të shtruar pyetjet që keni”, tha Zelensky./arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...