Dy vitet e pandemisë sipas ekspertëve të shëndetiti publik kanë ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve obezë ndaj pritet që të bëhet një studim i ri vitin e ardhshëm shkollor jo vetëm për masën trupore por edhe shëndetin mendor.
Shefja e Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP Jolanda Hyska thotë se shqetësim është konsumimi i ushqimeve të gatshme.Ndaj u bën apel prindërve që fëmijëve tu japin ushqim me vete në shkollë.
Një në 4 fëmijë në vend ka probleme me mbipeshën, sipas studimeve të Institutit të Shëndetiti Publik. Por për Jolanda Hyska Shefe e Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP kjo shifër ka pësuar rritje për shkak të pandemisë.
“28% e fëmijëve na rezulton mbipeshë në total, nga të cilët 11% janë obezë. Kjo do të thotë që edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende të Europës janë ende në tendencën e rritjes së mbipeshës dhe obezitetit në moshën fëminore. “
Shqetësim për ekspertët është konsumimi i vakteve jashtë shtëpisë. 1 në 3 fëmijë nuk ha mëngjes. 60% e tyre kanë deklaruar se marrin lekë nga prindërit.
Ajo ka dhe një apel për prindërit. “Mos kini akses për ushqime të shëndetëshme, fëmijët po nuk I kanë nuk kanë ku ti gjejnë.”
Vitin e ri shkollor do të kryhet një studim i ri me nxënënsit e shkollave jo vetëm për masën trupore por edhe për ndikimin që ka sjell pandemia te fëmijët.
Mbipesha sjell një sërë problemesh shëndetësore tek fëmijët./tvklan/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...