Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ka arritur në 21.600 numri i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në luftën e cila vazhdon që nga 24 shkurti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se janë bërë përditësimet lidhur me të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse në luftë për periudhën 24 shkurt – 23 prill.
Sipas deklaratës, në territorin e Ukrainës janë vrarë 21.600 ushtarë rusë si dhe krahas kësaj janë rrëzuar 177 avionë, 145 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 854 tanke, 2.205 mjete të blinduara, 403 topa, 143 sisteme raketahedhëse dhe 69 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.543 automjete, 8 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 76 mjete të karburantit dhe 182 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...