Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, për testimin e unazës qendrore në kryeqytet ka thënë se edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje.
Përmes një postimi në Facebook, Bejta ka deklaruar se asnjë vendimmarrje lidhur me këtë çështje, nuk do të merret pa hulumtim apo testim paraprak.
“Në këtë vikend po bëhet testimi i gjithë unazës qendrore të Prishtinës, si rrugë njëkahëshe. Përveç testimit edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje sepse ata do të vlerësojnë këtë organizim të Komunës përmes sugjerimeve të tyre, për mirëfunksionimin e lëvizjes njëkahëshe me makina”.
“Asnjë vendimmarrje nuk duhet të ndodhë pa hulumtim e testim paraprak, kjo formë e vendimmarrjes duhet të bëhet praktikë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Testimi i qarkores njëkahëshe nisi sot dhe do të vazhdojë edhe të dielën, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet. Ky vendim po shihet si një projekt i ngutshëm dhe i dështuar nga ekspertët e komunikacionit rrugor./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele