Justin Bieber dhe Dan + Shay po përballen me një padi. Sipas dokumentave gjyqësore të siguruara nga E! News, artistët, të cilët u bashkuan për hitin e tyre të vitit 2019 të titulluar “10,000 orë”, janë paditur për shkelje të të drejtave të autorit.
Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë federale të Los Anxhelosit, një kompani e quajtur Melomega po akuzon këngëtarët se kanë kopjuar “pjesën thelbësore” të këngës së tyre “The First Time Baby Is a Holiday”, të publikuar në vitin 2014.
“Vjedhja e të pandehurve është e turpshme. Mjafton të dëgjosh ‘The First Time Baby Is a Holiday’ dhe ‘10,000 Hours’ për të dalluar ngjashmëritë mes këngëve”, thuhet në padi. Ende nuk ka një reagim nga ana e artistëve. /abcnews.al/
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...