Dy vajza të reja aktore që po performonin në teatrin e Mariupolit përpara bombardimeve shkatërruese ruse të qytetit të tyre kanë vdekur, thotë këshilltari i kryebashkiakut Petro Andryushchenko.
“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktoret e vogla simpatike Elizaveta dhe Sonya, vdiqën në Mariupol”, ka thënë ai në shërbimin e mesazheve Telegram, shkruan BBC.
Të dyja kishin luajtur role të një përralle klasike.
Një sulm ajror rus më 16 mars shkatërroi teatrin – një incident i dënuar gjerësisht si një krim lufte. Deri në 300 civilë vdiqën, ndërsa qindra – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin strehuar në bodrum në atë kohë.
Nuk dihet nëse dy aktoret kanë vdekur në atë sulm.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe pretendon – pa prova – se Ukraina e sajoi atë dhe incidente të tjera. Pjesa më e madhe e Mariupolit qëndron në rrënoja pas javësh granatime ruse.
“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë engjëjt e talentuar”, shkroi Andryushchenko, duke bërë thirrje për hakmarrje ndaj “pushtuesve”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...