Klubi shqiptar, Shkupi ka fituar titullin kampion në Superligën e Maqedonisë së Veriut në sezonin 2021/22.
Java e 29-të ishte me fat për ekipin shqiptar, Shkupi, i cili arriti të shpallet edhe zyrtarisht kampion i këtij sezoni, katër xhiro para mbylljes së rregullt të kampionatit.
Shkupi sot (e shtunë) arriti të fitojë si vendas ndaj Renovës me rezultat 2-0 për të shkuar në kuotën e 71 pikëve këtë sezon dhe për t’u shpallur matematikisht kampion.
Pas tyre gjenden Akademija Pandev në vendin e dytë me 58 pikë dhe Shkëndija e treta me 56 pikë, por tashmë nuk kanë asnjë mundësi.
Vlen të theksohet se ky është titulli i parë në histori për Shkupin me emrin e ri, pasi në të kaluarën është njohur si Sloga.
Megjithatë, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut nuk ja njeh historinë dhe trofetë e fituar me emrin e mëparshëm, pas fuzionimit në një klub.
Sloga ka të fituar tre trofe në të kaluarën dhe një Kupë të vendit, ndërsa ishte themeluar në vitin 1927.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...