Google ADS

Ushtarët e tij kryen masakra e përdhunime, Putini ngre në detyrë “kasapin” e Bucha-s

19:08 | 23 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Oficeri rus Azatbek Omurbekov, i njohur ndryshe si “kasapi i Bucha-s” është ngritur në detyrë dhe tashmë nga nënkolonel do të jetë kolonel. Kujtojmë se trupat nën komandën e tij janë akuzuar për përdhunim në grup, torturë dhe ekzekutim në masë te civilëve.

Drejtuesi i brigadës së 64-të ruse, për botën civile është një xhelat, një vrasës, një përdhunues, një grabitës. Por për Kremlinin ai është një hero”, komenti i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Pas largimit të pushtuesit nga Bucha, në periferi të Kievit, janë gjetur deri  më tani 412 trupa të pajetë.

Pamjete  civilëve të vrarë të lënë rrugëve tronditën botën, por Rusia nga ana tjetër deklaroi se janë inskenime të bëra nga vetë ukrainasit. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme