Google ADS

Tahir Batatina: Me formën momentale tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar

19:04 | 23 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

“Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar futboll”.

Kështu shkruan trajneri i Llapit, Tahir Batatina në “Facebook”, duke treguar edhe njëherë optimizmin e tij.

Megjithatë, skuadra nga Podujeva në krye me Batatinën është duke kaluar formë të lartë.

Ata të shtunën mposhtën në udhëtim Feronikelin me rezultat 2-0, duke vazhduar të renditet në vendin e katërt në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës.

Nga ana tjetër, ata kanë siguruar edhe finale e Kupës së Kosvës, ku do të përballen me Dritën.

Në gjysmëfinale mposhtën Prishtinën, në dy ndeshje tejet interesante, sidomos ajo në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku fituam me përmbysje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme