Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por deri më tani ato nuk janë lejuar me Kodin Civil dhe Ligjin për familjen.
Në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës në rend të ditës pati shqyrtimin e parë të Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës, i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila mori vëmendjen më të madhe në lidhje me këtë kod, ishte kundër votimit të Kodit Civil si shkak i pikës brenda sa e që ka të bëjë me lejimin e martesave me gjini të njëjtë.
Balje në një intervistë për arbresh.info është shprehur edhe njëherë kategorikisht kundër votimit të kësaj pike, por që ka thënë se nuk është homofobe.
“Unë personalisht nuk kam asgjë kundër bashkëjetesa është diçka private dhe aspak nuk kam interesim për këtë por në momentin kur duhet me legalizua për mu këtu ka qenë se unë jam shumë e sigurt që na nuk jemi gati për këtë çështje dhe unë kam thënë se është kundër fesë dhe është diçka private. Ne mundemi me qenë shtet laik por unë jam person, dhe mua nuk më intereson mendimi i dikujt tjetër dhe unë me fenë që i takojë pra fesë islame dhe kjo ka qenë në një prej bazave që unë kamë nis unë nuk jam homofobe dhe jam kryetare e Komisionit, dhe unë nuk kam fol si kryetare por si person, dhe komuniteti LGBT duhet me dit që duhen me qenë gati për me e lyp të drejt, unë nuk votojë për këtë”, deklaroi Balje./S.D/arbresh.info/
Video:
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...