Kosova U17 pëson humbje nga Italia – humb shpresat për një vend në evropian

17:35 | 23 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Kosova U17 i ka humbur shpresat për kualifikim në Evropianin e këtij viti, pasi ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të rrethit elitë të kualifikimeve që po zhvillohen në Itali.

Dardanët U17 janë mundur nga skuadra nikoqire, Italia, me rezultat të ngushtë, 1-0.

Golin e fitores italianët e realizuan nga penalltia në minutën e 75-të nëpërmjet Alessandro Bolzan.

Paraprakisht gjyqtari irlandez Rob Hennesy e vlerësoi si ndërhyrje të palejueshme një dyluftim për top të Arjol Bllacës dhe Mattia Malaspinas.

Me këtë fitore Italia e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Evropian, pasi ka 6 pikë pas dy ndeshjeve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme