Çështja e të pagjeturve mbetet akoma një enigmë në Kosovë.
Për këtë Duda Balje në një intervistë për arbresh.info, tha se ditë më parë në një tryezë të organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione me temën “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i personave të pagjetur”, e ku e ftuar ishte aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.
Por që një gjë e tillë nuk u mirëprit nga familjarët e të pagjeturve të cilët lëshuan mbledhjen sapo filloi të flas Kandiq.
Balje tha se një gjë e tillë nuk ju ndihmon aspak.
“Unë për këtë kam thirr edhe një tryezë ku e pranishme ka qenë edhe Natasha Kandiq për një temë mjaftë sensitive, disa prej Engio kanë dalë jashtë në momentin kur Natasha Kandiq ka marr fjalën edhe unë mendoj se ka qenë një gabim i madh sepse ajo ka bërë shumë për neve. Ne nuk kemi bërë shumë në këtë drejtim se nuk jemi ulë me biseduar me ta , ne e dimë se kush ka bërë krime në Kosovë, dhe nuk është zgjidhje me dalë jashtë, për këtë arsye edhe e kamë thirr që me i hap rrugë kësaj teme që me gjet një zgjidhje, po nga pozita që kanë qenë dhe pse me ik kur je në pozitën e viktimës, kanë të drejtë me lyp drejtësi”, tha ajo./arbresh.info/S.D/
Video nga intervista me Duda Balje:
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...