Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar këtë mëngjes për kryetarin e ri të degës numër 2 në Tiranë, në selinë qëndrore. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ish-kryeministri tha se ky është procesi më demokrat i zhvilluar ndonjëherë dhe e quajti gjithashtu si historik.
“Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokrati, i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelte e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme. Por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare. Kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko-shteti dhe një diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ta shndërruar PD në forcë politike fitimtare”, deklaroi ai.
Në një prononcim për mediat, Berisha u pyet gjithashtu edhe për ankimin e Enkelejd Alibeajt që u mor ditën e djeshme në shqyrtim nga gjykata. Ish-kryeministri theksoi se ky është një revolucion që asgjë nuk e ndal, ndërsa hodhi sërish akuza ndaj gjyqtares dhe ambasadores amerikane. Ai tha se është akt individual dhe se do të informojnë SHBA-në me hollësi.
“Ky është një revolucion, ju garantoj. Keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por në të vërtetë ka qenë një angazhim total në procesin zgjedhor të PD. por këta sot janë në këmbë se marshin e tyre nuk mund të ketë forcë që e ndal. Për sa i përket standardit një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Kjo është e qartë që është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, mbi të cilat vlerat e lirisë qëndrojnë SHBA. Është një akt individual, për të cilin ne do të informojmë me hollësi shtetet e bashkuara”, u shpreh ai. I pyetur nëse do të pranojë vendimin e gjykatës, Berisha nuk preferoi të përgjigjet.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës që i dha “vulën” e PD-së Rithemelimit, ka përfunduar në Apel. Gjykata e Apelit ka njoftuar dje se është marrë në shqyrtim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Apeli” ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit nga gjyqtari Agron Zhukri. Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese.
Tashmë beteja do zhvillohet në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë, Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj./abcnews.al
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën