Elita e futbollit kosovar, BKT Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 30-të.
Ditën e sotme (e shtune) në program janë tri ndeshje për tu zhvilluar e që janë tejet interesante.
Lideri aktual i Superligës, Ballkani do të luaj në Lipjan kundër Ulpianës, skuadër të cilës i kanë mbetur shumë pak gjasa për mbetjen në elitë.
Suharekasit synojnë tri pikët për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion, derisa vendasit shpresojnë në një tjetër befasi ndaj Ballkanit.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Drita pret Malishevën.
Gjilanasit kanë fituar tri përballje këtë edicion ndaj malishevasve, derisa mysafirët kanë nevojë të madhe për pikë dhe kërkojnë të largohen nga Gjilani së paku me një të tillë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli përballet me Llapin.
Nikli tanimë janë të rënë nga Superliga dhe po synojnë të shkaktojnë befasi, derisa Llapi që është favorit i madh për ta fituar këtë ndeshje kërkon plasman më të mirë në tabelë.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...