Arrestohet shtetasi i Serbisë, sulmoi fizikisht zyrtarin policor në pikën kufitare

08:52 | 23 Prill 2022
Artan Maliqi

Policia ka arrestuar një shtetas të Serbisë,  për shkak se i njejti gjatë kalimit të kufirit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht  njërin prej tyre.

Zyrtari policor sipas raportimit ka prnuar tretman mjekësor, ndërsa personi që sulmoi policin është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.

“Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme