Mikhail Khodorkovsky, i cili dikur ishte njeriu më i pasur i Rusisë dhe tani është kritiku më i shquar i Vladimir Putinit në mërgim, ka deklaruar për BBC se një embargo e naftës nga vendet Perëndimore, do t’i jepnin Presidentit rus “një goditje shumë të rëndë”.
Duke folur me Stephen Sackur të Hardtalk, biznesmeni disident tha se një masë e tillë do të bënte që Putini “të humbiste mbi gjysmën e të ardhurave të tij” dhe vuri në dyshim nëse Moska mund të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pas një ndikimi të tillë në buxhetin federal, transmeton portal arbresh.info
Khodorkovsky dikur ishte CEO i gjigantit rus të naftës Yukos përpara se të burgosej për gati një dekadë me akuza për mashtrim dhe evazion fiskal, të cilat, thotë ai, ishin të motivuara politikisht./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?