Punonjësit policorë të SPB Tetovë sot (22-prill) nga ora 11:00 deri në ora 17:00, kanë kryer kontroll të përforcuar të shpejtësisë me të cilën lëvizin veturat, me ç’rast janë shqiptuar gjithsej 202 masa, prej të cilave 106 jashtë dhe 96 në vendbanime.
Siç thonë nga SPB Tetovë, nga masat e mara jashtë vendbanimeve (TE-72 dhe GV-34), 9 shkelje (TE-6 dhe GV-3) janë referuar drejtuesve që lëvizin me një shpejtësi më të madhe se 70 km/orë mbi maksimumin e lejuar, dhe 48 (TE-18 dhe GV-30 ) ) deri në 70 km/orë.
“Gjatë kontrollit janë sanksionuar 96 drejtues mjetesh në zonë të banuar (TE-49 dhe GV-47) të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se maksimumi i lejuar, duke përfshirë 4 (TE) deri në 50 km/orë”.
“Për drejtuesit kundërvajtës janë përgatitur parashtresa përkatëse, të përcaktuara me ligj, gjatë kontrollit gjithashtu janë sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-5)”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...