Ahmeti ironizon me Ramën: A ja kanë dhënë qenit 48 orë paraburgim apo shtatë me kohë të qenve?

22:14 | 22 Prill 2022
S D

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me të parin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se qeni që i sulmoi mjekët dje është zënë.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka pyetur “A ja kanë dhënë 48 orë paraburgim a 7 orë me kohë të qenve?”.

“Qeni në mbajtje që i ka sulmuar mjekët. A ke hajgare qëkjo? A ja kanë dhënë 48 orë paraburgim (a 7 orë me kohë të qenve). Edhe ai qeni topall te QKUK a është intervistu?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Gjatë një konference, Rama sot ka thënë se është zënë qeni dhe është dërguar në mbajtje.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët në QKUK, vetëm se është zënë qeni dhe kanë parë faktikisht që nuk ka qenë i trajtuar, është tani në mbajtje. Në bazë të proceseve ligjore, do të trajtohet si i tillë”, është shprehur Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme