Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

20:18 | 22 Prill 2022
S D

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:00 kanë arrestuar në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet L.B (M/K), i moshës 19 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë muajve, një vit e pesë muaj.

Polica të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme