Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka parashtruar disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, mes shumë tjerash ka pyetur Kurtin, se pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend dhe pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike.
Po ashtu, ai ka pyetur Kurtin, edhe për refuzimin e gazit amerikan dhe për refuzimin për të votuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë.
Postimi i Haradinajt:
Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?
Pse ka dështuar Kosova C?
Pse ka dështuar Kosova e Re?
Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
Pse është refuzuar gazi amerikan?
Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?
Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?/arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës