Shefi i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë

19:16 | 22 Prill 2022
S D

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do ta vizitojë Moskën të martën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo do të jetë hera e parë që Guterres takohet ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

Ai do të ketë edhe një takim pune me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i OKB-së shtoi se Guterres shpreson të flasë për atë që mund të bëhet për të sjellë paqen në Ukrainë urgjentisht pasi lufta me Rusinë vazhdon për javën e tetë me radhë.

Ekziston gjithashtu mundësia që Guterres të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky në Ukrainë në ditët në vijim./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme