Google ADS

Qeveria për rastin e ambasadorit: Japim llogari mbi të vërteta të dëshmuara e jo pretendime dhe akuza

17:56 | 22 Prill 2022
S D

Qeveria e Kosovës i ka adresuar akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, duke thënë se ato po ndodhin në kuadër të një gare elektorale në një shtet tjetër, andaj duhet pasur kujdes sa i përket vërtetësisë së tyre.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në Facebook, ka shkruar se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të cilat janë mohuar nga ambasadori.

“Ambasadori ynë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër”, ka shkruar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në Facebook.

Kryeziu ka thënë që qeveria është e përgjegjshme dhe llogaridhënëse porse një gjë të tillë e bën mbi të vërteta të dëshmuara dhe jo mbi pretendime dhe akuza.

“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme