Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Tokës ka thënë se qytetet ‘e hirta’ duhet të bëhen të gjelbra dhe me ajër që nuk i helmon qytetarët.
“Fshatrat tona të gjelbra vazhdojnë të boshatisen e të harrohen, prandaj duhet t’ua rikthejmë gjallërinë. Lagjeve duhet t’ua nxjerrim në pah estetikën dhe të mundësojmë lëvizjen e qarkullimin për shumë rekreacion e sport e për qytetarë të shëndetshëm”.
“Sot po shënojmë Ditën e Tokës, këtë ditë globale që është edhe thirrje për të vepruar çdo ditë për të ardhme të gjelbër e të qëndrueshme. Në ndërtimin e së ardhmes dhe gjetjen e zgjidhjeve për të luftuar ndryshimet klimatike të gjithë e kemi një rol të veçantë. Niveli i qeverisjes qendrore dhe lokale, qytetarët, ndërmarrjet dhe organizatat joqeveritare, si dhe mediat – duhet të gjithë të koordinohemi së bashku. Jemi bashkë në zbatimin e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe në përmbushjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të vendosura për vitin 2030, si dhe zotimet e dakorduar në konferencën e 26-të të OKB-së mbi ndryshimet klimatike e mbajtur në Glasgow ku nikoqire ishte Mbretëria e Bashkuar”.
Shefi i qeverisë ka thënë se duhet të ulet gradualisht degradimi i natyrës dhe nivelet e emetimeve, të ketë shfrytëzim racional të burimeve natyrore, si dhe të bëhet planifikim strategjik në harmoni me natyrën për të tashmen dhe të ardhmen.
Kurti ka thënë se në mesin e risive që janë planifikuar në kuadër të planifikimit buxhetor për vitin 2022 parashihet edhe revitalizimi i tre linjave hekurdhore.
“Kemi për synim revitalizimin e linjave hekurudhore Prishtinë-Fushë Kosovë, Fushë Kosovë –Pejë dhe Klinë-Prizren, reduktimin e qeseve dhe shisheve të plastikës, menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme, si dhe ndërtimin e qendrave të reciklimit në qytete të mëdha. Në qeverinë time kemi ndërmarrë veprime edhe për të zhvilluar një model ekonomik qarkor që të zvogëlojmë emetimet e gazrave, të ruajmë biodiversitetin dhe të ndërtojmë sistem ushqimor të qëndrueshëm duke u marrë me problemet strukturore të rrënjosura thellë”.
“Përmes kësaj iniciative synojmë të mbledhim së bashku qeveritë lokale të cilat kanë qëllim të transformojnë komunat e tyre. Qeveria do të mbështesë komunat në politikat për klimën, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, zhvillimin lokal përmes konceptit të ekonomisë qarkore, lëvizshmërinë dhe rritjen e kapaciteteve të transportit publik me shkallë të ulët të emetimit, mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit dhe transformimin digjital”.
Albin Kurti këto komente i ka bërë në ceremoninë “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme” të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në Ditën Ndërkombëtare të Tokës./arbresh.info/
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...