Njohësi i rrethanave politike në vend, Jusuf Thaçi, vlerëson se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duhet të shkarkohet urgjentisht, derisa të qartësohet situata.
“Derisa situata me skandalin në Slloveni të qartësohet dhe të vendoset nga organet kompetente gjyqësore mund të marrë kohë. Prandaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht”, shkruan Thaçi në rrjetet sociale.
Gjatë ditës për këtë çështje është deklaruar edhe presidentja, Vjosa Osmani.
“Për keqardhje që ju po konstatoni një gjë, për një ambasador të Republikës së Kosovës, e cila nuk është konstatuar asnjë organ i drejtësisë, por thjeshtë është shkruar nga një medie, për të cilën ambasadori i Republikës së Kosovës e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore drejtë një gjëje të tillë”, deklaroi Osmani, kur u pyet në lidhje me ambasadorin Berishaj.
Ajo pranoi se i ka dhënë shtetësinë dhe ka dekretuar ambasadorin Berishaj.
Vetë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka paralajmëruar padi ndaj televizionit Planet TV.
“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar Berishaj.
Mediat sllovene raportuan për një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, thuhet se është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas medieve, Berishaj i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, për tek politikani slloven.
Por, politikani slloven, Robert Golob, i ka hedhur poshtë pretendimet se atij i janë transferuar 600 mijë euro nga Mali i Zi, e ku është raportuar se kjo ishte bërë me ndërmjetësimin e Berishaj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...