14 raste të reja me COVID-19

15:06 | 22 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

14 raste të reja të infektimit me koromavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 736 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.359.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 438.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit MSH-ja njofton se janë administruar 1.825.155 doza të vaksinës.

821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.104 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme