Një gjykatë në Moskë ka gjobitur kompaninë mëmë të Google, Alphabet Inc pasi nuk mundi që të hiqte “video me përmbajtje të diskutueshme.” Gjigantit të teknologjisë amerikane iu komunikuan dy gjoba në shumën totale prej 11 milionë rubla (135,000 dollarë) për “shkelje administrative”.
Gjykata e Qarkut Tagansky në Moskë tha se kompania kishte shpërndarë të dhëna të pasakta në lidhje me humbjet e trupave ruse dhe viktimat civile në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve TASS. Një nga videot thuhej se tregonte një bisedë telefonike midis ushtarëve rusë dhe të afërmve të tyre në shtëpi. Trupat thuhet se ankoheshin për viktima në radhët e tyre.
Disa platforma të huaja të mediave sociale, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, janë bllokuar në Rusi. YouTube, megjithatë, mbetet i disponueshëm. “Ëatchdog-u” rus i komunikimit njoftoi më parë se do të merrte hapa për të ndëshkuar Google për “përhapjen e materialeve të rreme” në YouTube dhe ka paralajmëruar kompaninë amerikane për gjobitje.
Google është përballur me ndëshkime nga Rusia edhe më parë. Kompania u gjobit me 7.2 miliardë rubla (90 milion dollarë ) në dhjetor 2021 pasi nuk fshiu përmbajtje të konsideruara të paligjshme në Rusi. /abcnews.al/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë