Me rastin e 23 prillit – Festës Kombëtare të Turqve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takime të ndara, një delegacion të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), të prirë nga kryetari njëherësh dhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe kreun e partisë Lëvizja Novatore Turke (YTHP) Ertan Simitci me bashkëpunëtorët.
Kryetari Konjufca ka uruar për festën qytetarët e komunitetit turk, duke i falënderuar për kontributin e çmuar në shtetndërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Ai tha se shteti ynë është shembull i kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe vlerësoi lart rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, përveç pasurimit të diversitetit kulturor, janë edhe ura lidhëse në raportet bilaterale mes shteteve tona mike, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur përkushtimin për të mbështetur komunitetin turk dhe komunitetet e tjera në Kosovë, të cilat janë pjesë e të gjitha institucioneve shtetërore./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%