Pamjet e takimit Putin-Shoigu, shtojnë zërat se gjendja shëndetësore e presidentit rus është shumë e rëndë

14:07 | 22 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-këshilltari i qeverisë ruse dhe njëherit ekonomisti i njohur suedez Anders Asluind, ka thënë se videoja e bisedës mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tregon se Putin është i sëmurë rëndë dhe në depresion.

Pas publikimit të pamjeve nga takimi i mbrëmshëm ku shihet Putin duke mbajtur fort tavolinën derisa bisedon me ministrin e Mbrojtjes për situatën në Mariupol, në rrjetet sociale ka filluar të shtohen zërat se gjendja e tij shëndetësorë është rënduar mjaft.

Shumë po konsiderojnë se Putin gjatë takimit ka qëndruar i ulur në një formë të përkulur në karrige – e tërë kohën mbante fort tavolinën me dorën e djathtë. E kjo nxiti debat për gjendjen e tij mentale.

Njerëzit po konsiderojnë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë gjatë 24 shkurtit.

Anders Aslund, pretendon se që të dy rusët – pra Putini dhe Shoigu janë depresion dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë.

“Shoigu duhet t’ia lexoj komentet Putinit dhe vështirë flet, që tregon se ai mund të ketë pasur sulm në zemër”, shtoi suedezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme