Foot Mercato raporton këtë mëngjes se mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger të cilit i skadon kontrata në qershor, ka oferta nga Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventus.
Oferta e skuadrës së Ligue 1 është më e larta nga të treja, me ofertën e rinovimit të Chelseat që nuk është në përputhje me kërksat e gjermanit.
PSG ka disa muaj që është interesuar për ish-lojtarin e Romës, pasi më parë kishte refuzuar kërkesën e Thomas Tuchel për transferimin e tij kur trajneri ishte me Les Parisiens.
Preferenca e 29-vjeçarit do të ishte gjithsesi për një lëvizje në Itali, që do të shihte atë të bashkohej me Juventusin si i lirë këtë verë.
Megjithatë, për momentin ai do të donte të merrte kohën e tij përpara se të merrte një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij./Arbresh.info
Nesër do të fryjë një erë e fortë me shpejtësi deri 80 km/h ...
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...