Google ADS

Lufta në Ukrainë, Britania e Madhe do të rihapë ambasadën në Kiev

12:53 | 22 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Britania e Madhe këtë të premte ka bërë me dije se do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, muajin e ardhshëm në shenjë mbështetjeje për Ukrainën dhe popullin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri britanik Boris Johnson, përmes një konference për mediat. Ndërkohë për shkak të luftës së nisur më 24 shkurt, Britania e largoi ambasadën e saj nga kryeqyteti ukrainas.

Forcat e Vladimir Putinit janë penguar në përpjekjet e tyre për të marrë qytetin dhe tani kanë zhvendosur fokusin në lindje të vendit. Johnson udhëtoi në Kiev për t’u takuar Volodymyr Zelenskyy, presidentin ukrainas, në fillim të këtij muaji, duke lavdëruar “udhëheqjen e tij të vendosur”.

Vendimi i Britanisë për rihapjen e ambasadës në Kiev vjen një ditë pasi Spanja vëri të njëjtën lëvizje./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme