I vuri “flakën” liqenit, arrestohet 29-vjeçari

12:12 | 22 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Policia e Koplikut ka arrestuar një person për shkak se është kapur duke gjuajtur për peshk me energji elektrike. Atij i është sekuestruar varka, një gjenerator dhe dy bateri. Personi në fjalë dyshohet se kryente gjueti të paligjshme në liqenin e Shkodrës duke shkatërruar faunën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin F. M., 29 vjeç, banues në Koplik, pasi në vendin e quajtur “Flakë”, në ujërat e liqenit të Shkodrës, në varkën e tij janë gjetur pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale”, bën me dije policia. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme