Georgina Rodriguez është një grua që sot, si partnerja e një prej futbollistëve më të famshëm dhe më të pasur në botë, Cristiano Ronaldo, gëzon një luks të paimagjinueshëm.
Por, për fat të keq, fati nuk e lejoi atë që të shmangte fatkeqësitë në jetën e saj, transmeton portal arbresh.info
Çifti i njohur së fundmi ka publikuar një lajm në të cilin kanë treguar se kanë humbur një nga binjakët e tyre të porsalindur.
Sipas mediave të huaja, djali ka ndërruar jetë sapo ka lindur, ndërsa vazja është në gjendje të mirë.
Lajmin e bënë të ditur vetë Georgina dhe Cristiano përmes mediave sociale.
Është e vështirë të imagjinohet se çfarë po kalon Georgina aktualisht dhe kjo nuk është tragjedia e parë që i ndodh asaj.
Georgina nuk ka pasur fëmijëri të lehtë.
Ajo ka lindur në vitin 1994 në Argjentinë, por është rritur në pjesën veriore të Spanjës. Babai i saj Jorge, i cili u nda nga jeta në vitin 2019, ishte një ish-futbollist i cili kreu dhjetë vjet burg për trafik droge, kështu që Georgina e vogël dhe motra e saj e madhe Ivana mbetën vetëm me nënën e tyre.
Për të shpëtuar nga mjerimi, Georgina u përpoq të bëhej një balerinë profesioniste, por nuk ia doli, sepse trupi i saj filloi të zhvillohej me shpejtësi. Në atë kohë, ajo dëshironte të studionte dizajnin e modës, por paratë ishin pengesë për sukses.
Në vitin 2011, ajo pësoi një tragjedi të madhe. Nëna e saj humbi jetën një një aksident automobilistik.
Georgina nuk pati pushim, ndaj pasi punoi si kamariere në një restorant lokal, shkoi në Angli për të punuar si pastruese dhe dado.
Ajo u kthye në Spanjë me njohuri të gjuhës angleze, një diplomë dhe përvojë dhe u transferua në Madrid, por asaj i duheshin ende para. Më në fund ajo gjeti një punë në dyqanin Gucci.
Edhe pse njerëzit thonë se ajo ishte thjesht një shitëse, Georgina këmbëngul se ajo mbante pozitën e asistentes.
Puna vazhdoi derisa princi me kalë të bardhë hyri në dyqan.
“Menjëherë më ra në sy bukuria dhe trupi”, ka thënë dikur ajo, duke e pranuar se dridhej para tij.
Pjesa tjetër e ngjarjes është histori…/arbresh.info/
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...