Shumica e njerëzve nuk vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine, por më të prekurit janë ata që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it ose fibroza cistike.
Por, sipas mjekes së përgjithshme Kristen Elizabeth Holtz, nëse keni mungesë të vitaminës E, ka simptoma kryesore që duhet t’i kushtoni vëmendje janë këto, transmeton portal arbresh.info
Lodhja
Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E, muskujt do të vuajnë nga stresi oksidativ, i cili dërgon në dobësi të tyre.
Mpirje
Mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë neuropati periferike, pra mpirje në duar dhe këmbë.
Probleme me koordinimin
Një tjetër efekt anësor i mungesës së vitaminës E në trup është koordinimi i dobët. Përkatësisht, mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në prishjen e disa neuroneve në tru që janë vendimtare për kontrollin e lëvizjeve.
Dëmtimi i shikimit
Receptorët e dritës në tru mund të dëmtohen nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë E përmes ushqimit. Kjo mund të çojë në dëmtim të shikimit me kalimin e kohës, më shpesh në turbullim.
Dobësimi i sistemit imunitar
Kur sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, bëhet më e vështirë për trupin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet. Vitamina E është thelbësore për të ndihmuar sistemin imunitar, sepse mbështet rritjen e qelizave T që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...