Dita Ndërkombëtare e Tokës| Aktivitete të shumta nëpër Kosovë

08:27 | 22 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Tokës është ditë ndërkombëtare kushtuar planetit tonë, shkruan arbresh.info.

Kjo ditë po shënohet edhe në vendin tonë nga komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit dhe Rahovecit.

Ministria e Mjedisit, së bashku me MASHT, UNDP,  OJQ-të “Ecokos Women” dhe “Pamkos” do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Po ashtu Oda Ekonomika Amerikane në Kosovë, për nder të kësaj dite, bën mbjelljen e disa pishave në hyrje të autostradës, në Veternik.

Pranë disa hapësirave shkollore të Prishtinës do të vendosen shporta të mbeturinave për nder të ditës së Tokës.

Edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, në bashkëpunim me Këndin Amerikan, organizojnë disa aktivitete për shënimin e Ditës së Tokës, në parkun e qytetit.

Çdo vit, Dita e Tokës shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe sfidat që ndërlidhen me mirëqenien e planetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme