Vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, do të jepet edhe në Kosovë, nisur nga ky vit.
Kosova aktualisht ka porositur 300 doza të vaksinës kundër papilloma virusit, të cilat pritet të vijnë brenda disa javësh në Kosovë.
Kështu kanë thënë për arbresh.info, nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Sipas, MSH-së vaksina do të jepet tek vajzat e moshës 12 deri në 16 vjeçe.
“Janë porositur 300 vaksina, pritet që brenda disa javësh të arrijnë në Kosovë dhe të vaksinohen femrat vullnetare të moshës 12-13 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
E, në Kosovë aktualisht janë 130 femra të diagnostifiuara më këtë sëmundje.
Kështu ka thënë për arbresh.info, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurteshi.
Ai thotë se, për dallim më vitin e kaluar, këtë vit kjo sëmundje është në rritje për 4 % më shumë.
“Kjo vaksinë do të jepet tek vajzat e reja të cilat i kanë 12-14 vjet ku kjo vaksinë do të merret me pëlqimin e prindërve dhe me një strategji të veçantë pasi që numri i vaksinave që i ka marrë Ministria e Shëndetësisë është i vogël. Rastet me kancer në qafë të mitrës janë 120-130 femra që diagnostikohen me këtë sëmundje dhe sëmundja e kancerit në qafë të mitrës krahasuar me vitin e kaluar ka pasur rritje deri në katër përqind. Kjo vaksinë kundër papilloma virusit ka hyrë në listën e vendeve të rajonit këto 3-4 vitet e fundit”, thotë Kurteshi.
Rikujtojmë se vaksina kundër papilloma virusit (HPV), është vaksinë e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës.
Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës te gratë.
Në bazë të studimeve të bëra nga organizata “Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.
Nga vendet fqinje të Kosovës, Shqipëria ka paralajmëruar futjen e vaksinës HPV në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.
Në Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është në kalendar, ndërsa nga viti 2013 është obligative për grup-moshën 12 deri në 26 vjeçe dhe jepet në tri doza.
Në kalendarin e vaksinimit të Serbisë është po ashtu HPV, por vaksina nuk është e obligueshme, është e rekomanduar.
Në vitin 2020, Mali i Zi ka ndarë buxhet për vaksinën HPV, por ato mjete janë përdorur për nevojat e trajtimit të pandemisë COVID-19, e cila ka shpërthyer në atë vit. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin